Diaspora i dërgoi 1.22 miliardë euro në Kosovë në vitin 2022 NULL NULL 27.03.2023 15:24 27.03.2023 15:24 Instituti GAP ka njoftuar se dërgesat e diasporës në Kosovë gjatë vitit 2022, ishin 1.22 miliardë euro. Gap thotë se Gjermania vazhdon të mbetet shteti nga i cili pranohen më së shumti remitenca, transmeton Klankosova.tv. “Gjatë vitit 2022, remitencat (dërgesat e diasporës) në Kosovë ishin 1.22 miliardë euro, rreth 69.5 milionë euro apo 6% më shumë se në vitin 2021”, thuhet në njoftim. “Gjermania vazhdon të mbetet shteti nga i cili pranohen më së shumti remitenca (40%).”. Tutje, ky institut ka bërë të ditur se vërhet një rritje e pranimit të dërgesave nga fillimi i pandemisë. “Nga viti 2020, kur kishe filluar pandemia Covid-19, vërehet një rritje e pranimit të remitencave përmes agjencive për transfer të mjeteve dhe rënie e remitencave përmes kanaleve jo-zyrtare (sjelljes së parave kesh nga diaspora gjatë vizitave të tyre në Kosovë). *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.