Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Diamanti 100 karatësh në ankand, i takonte vajzës së adoptuar të Napoleonit (VIDEO)

NULL NULL
11.05.2021 14:27

Ky set diamanti dhe safiri ishte bartur nga Stephanie de Beauharnais, vajza e adoptuar e Napoleon Bonapartës.

Por bizhuteritë së shpejti do të kenë një pronar të ri.

Ndërsa Franca përkujton 200-vjetorin e vdekjes së Napoleonit këtë muaj, Christie’s po nxjerr në ankand setin nëntë copësh, duke përfshirë një diadem, gjerdan, vathë, varëse dhe karficë, raporton AP, transmeton Klan Kosova

Safirët, të cilët erdhën nga ajo që sot njihet si Shri Lanka, u mblodhën në fillim të viteve 1800.

Marie-Cecile Cisamolo, specialiste për bizhuteritë e Christie, e përshkruan atë si një “set mahnitës”.

Pas vdekjes së Stephanie në 1860, seti u trashëgua nga një prej vajzave të saj.

Vajza trashëgimtare, e njohur si Princesha Josephine, kishte një rrip të rimodeluar dhe byzylyk – një shenjë e ndryshimit të kohërave të modës.

lajme të ngjashme