Dialogu me njohje reciproke në qendër, temë e bisedës së Kurtit me Chollet NULL NULL 16.08.2022 20:28 16.08.2022 20:28 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kështilltarin e Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet. Ai përmes një postimi në Twitter bëri të ditur se në qendër të bisedës së tyre ishte dialogu me njohje reciproke, përcjell Klankosova.tv. “Telefonatë e frytshme me Derek Chollet për shumë çështje duke përfshirë dialogun me Serbinë, duke theksuar rëndësinë e një marrëveshjeje të përqendruar në njohjen reciproke. Ai përcolli përshëndetjet e Sekretarit Blinken pas takimit tonë të mrekullueshëm në DC muajin e kaluar”, ka shkruar ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani: Mandati i KFOR-it, vetëm si reagues i tretë – nuk bëhet fjalë për marrje të kompetencave 20 orë më parë