Dialog politiko-muzikor, Osmani ia kthen Gërvallës për Llafet: Me kast, me kast mjeshtër i mashtrimeve NULL NULL 31.07.2024 15:46 31.07.2024 15:46 Presidentja Vjosa Osmani dhe ministrja e Puneve te Jashtme, Donika Gervalla. Foto: Arkiv Brenda 24 orëve të fundit në skenën e politikës vendore po përmenden këngët e artistes Dafina Zeqiri. Kryetemë këngët e saj u bënë me fillim nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donikë Gërvalla, e cila dje në një koncert të organizuar për nder të diasporës në sheshin “Skëndërbeu” në Prishtinë e përmendi Osmanin, duke e cilësuar si person të “llafeve” ashtu si titullohet një këngë e Dafinës, transmeton klankosova.tv. “Pasi këndoi Dafina Zeqiri ajo e këndoi këngën e presidentes “Llafe, llafe”, dëgjuam kryeministrin me mesazhin e tij, dhe tani më mbetet të ju falënderoj nga zemra”, ka thënë Gërvalla. E sot presidentja Osmani u pyet në një konferencë për media nga gazetarët për këtë qasje, ku i ktheu përgjigje Gërvallës në të njëjtën mënyrë, veçse me një këngë tjetër të po Dafina Zeqirit: “Me kast, me kast, mjeshtër i mashtrimeve”. “Mundemi pak me këngë të Dafinës të vazhdojmë… e ka një të re tani para një muaji ”Me kast, me kast, mjeshtër i mashtrimeve”. ”Me kast me kast përsëritës i gabimeve”, ka edhe këngë të tjera Dafina”, i reagoi Osmani, Gërvallës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 30/06/2025
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 30/06/2025