Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Dhurata” më e mirë që mund t’i bëni partnerit është të flisni me të për shëndetin e tij

NULL NULL
26.06.2025 18:37

Shpesh mes partnerëve ka mendime të shumta se çfarë t’i bëjnë dhuratë njëri-tjetrit që ta bëjnë të ndihet më mirë.

Por, sipas ekspertëve të lidhjeve, për djemtë është shumë e rëndësishme që partnerja t’i pyes në lidhje me shëndetin e tyre, raporton The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Burrat janë më të prirur që të shmangin vizitat tek mjeku dhe pothuajse gjysma e tyre durojnë edhe nëse kanë ndonjë dhimbje, apo ndonjë shqetësim shëndetësorë.

Prandaj, ekpertët thonë se “dhurata” më e mirë që një vajzë apo grua mund t’i bëjë partnerit të saj, është të ulet dhe të flas me të për shëndetin e tij.

Shumë prej burrave mendojnë se nëse flasin me partneren e tyre për shëndetin, ose i tregojnë asaj që kanë një problem shëndetësorë, atëherë sipas tyre, ata mund të duken më të dobët para partneres.

Preferohet që gratë të ulen dhe të diskutojnë me burrat e tyre për gjendjen shëndetësore, por më shumë është e preferueshme që ajo t’i bëjë pyetje se mos po përballet me ndonjë problem.

Një ndër pyetjet apo diskutimet që bëhen më së shpeshti është ajo në lidhje me tensionin, dhimbjet për shkak të mungesës së ushtrimeve, ose edhe komplikime të ndryshme që vijnë si pasojë e pirjes së duhanit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.