Dhunohet një femër në Viti, prokuroria po e trajton rastin NULL NULL 06.09.2018 14:14 06.09.2018 14:14 Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se ka pranuar kallëzimin penal nga Njësia e Hetimeve Rajonale në Gjilan, për një rast të dhunimit, i cili ka ndodhë në komunën e Vitisë. Kjo prokurori njofton se i dyshuari me inicialet R.A, me përdorimin e forcës dhe kanosjes, e ka detyruar të dëmtuarën me inicialet A.L, të kryej marrëdhënie seksuale, pa pëlqimin e saj, duke përdorë dhunë fizike ndaj të njëjtës, me ç’ rast e ka goditur në pjesë të ndryshme të trupit, e cila për shkak të lëndimeve të pësuara detyrohet që të kërkojë ndihmë mjekësore fillimisht në Spitalin Regjional në Gjilan, pastaj në QKUK, në Prishtinë. Për këtë çështje, Prokurori i rastit, nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ndaj të dyshuarit, ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve dhe ka ushtruar kërkesën për caktimin e paraburgimit, në gjykatën kompetente në Gjilan, për shkak të veprës penale “dhunimi”, transmeton Klan Kosova. Kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit, Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Gjilan, e ka refuzuar si të pabazuar, prandaj Prokuroria Themelore në Gjilan, kundër këtij aktvendimi të gjykatës, brenda afatit ligjor ka paraqitur ankesë, në gjykatën e shkallës së dytë – Gjykatën e Apelit në Prishtinë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day