Dhunohet dhe abuzohet një i mitur në Ferizaj NULL NULL 16.12.2025 13:08 16.12.2025 13:08 Një i mitur dyshohet se është dhunuar dhe abuzuar në territorin e Ferizajt. Policia e Kosovës nga rajoni i Fushë Kosovës, thonë se dyshimet e ngritura sugjerojnë se i mituri është kontaktuar përmes rrjeteve sociale dhe se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur diku në territorin e Ferizajt, transmeton Klankosova.tv. Specialist të policisë për hetimin e rasteve të tilla, në bashkëpunim me institucionet relevante, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit. “Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, gjithnjë duke garantuar konfidencialitetin dhe mbrojtjen e viktimës, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Dhunimi”, përderisa po punohet intensivisht në identifikimin e të dyshuarit dhe përcaktimin e vendndodhjes së tij”, thuhet në njoftim.