Dhunë në ndeshjen mes Real Madridit dhe Partizanit (VIDEO) NULL NULL 27.04.2023 23:33 27.04.2023 23:33 Ndeshja e dytë mes Real Madridit dhe Partizanit të Beogradit në kuadër të serisë së PlayOff-it të EuroLigës, është përshkuar me dhunë në parket. Kur kishin mbetur edhe 1 minutë e 40 sekonda pa përfunduar ndeshja, Sergio Llull i Realit shkaktoi një ndërhyrje të palejuar ndaj Kevin Punterit të Partizanit, gjë e cila çoi në kaos të paparë mes dy ekipeve, raporton Klankosova.tv. Dante Exum i Partizanit u lëndua nga Guerschon Yabusele, teksa gjyqtari i ndeshjes i shikoi pamjet për disa minuta. Guerschon Yabusele slamming down Dante Exum 😳 pic.twitter.com/iEvAtsGZgk — BasketNews (@BasketNews_com) April 27, 2023 Ndeshja u suspendua 1 minutë e 40 sekonda para fundit për shkak se nuk kishte lojtarë të mjaftueshëm në dispozion. Fitorja në fund i takoi serbëve, duke mposhtur nikoqirët me rezultatin 95-80 dhe duke siguruar kështu 2 fitore në serinë e PlayOff-it të EuroLigës. Dy ndeshjet e radhës zhvillohen në Beograd. E para luhet më 2 maj, dhe e dyta nëse zhvillohet, është caktuar për 4 maj. Për Partizanin, shkuarja në finale sivjet do të ishte e para në 13 vjet. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS