Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dhunë mbi stafin e burgut Fier, pranga tre personave

NULL NULL
31.05.2016 11:59

Policia e Fierit ka vënë në pranga tre persona të cilët kanë kanë kundërshtuar dhe ushtruar dhunë mbi stafin e burgut të Fierit, pasi nuk janë lejuar të takonin një të dënuar. Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë shkuar në I.E.V.P. Fier, ku janë konfrontuar dhe kanë ofenduar me fjalë fyese stafin e policisë së burgut, duke i kundërshtuar edhe me dhunë.

Të arrestuarit janë shtetasit Altin Patok, 41 vjeç, banues në, lagjen “Mbrostar Ferko”, Arbër Fejzulla, 31 vjeç, banues dhe Blenard Fejzulla, 36 vjeç, banues në lagjen “1 Maji” Fier.

Mësohet se tre të ndaluarit donin të takonin në burg një njeriun e tyre,  të cilit i kishin mbaruar vizitat mujore që i takojnë me ligj. Moslejimi i këtij takimi, ka acaruar situatën duke e bërë të përfundojë  në kundërshtim e dhunë kundrejt policëve në shërbim.

Kjo sjellje çoi në arrestimin e tyre, nën akuzën e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të kryera në bashkëpunim”. Gjatë ndalimit dhe procedurave të kryera, rezultoi se Blenard Fejzulla ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Milanos në Itali, në vitin 2013 e ka dënuar me 15 vite burgim për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.