Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dhuna në familje në rritje, apelohet për sa më shumë psikologë (VIDEO)

NULL NULL
nga Arbreshë Uka 12.03.2022 20:36

Tre burra u lënduan dhe tre të tjerë u prangosën. Të gjithë këta janë me raport familjar të ngushtë  mes vete.

Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se dy raste të dhunës ndodhën në Pejë, e tjetra në Prishtinë.

Në këtë të fundit vëllai rrahu vëllain e tij, pas një mosmarrëveshje, derisa vëllezërit u rrehen mes veti për pronë edhe në Llutogllavë, kurse në Pejë djali tentoi ta sulmonte më thikë babanë e tij, njofton Klan Kosova.

Sipas Abaz Xhigolit, menaxher i njërës nga qendrat për punë sociale në vend,  këto derivojnë për disa arsye, sikurse që është ajo e pronës, papunësisë, abuzimi me substanca narkotike, mungesa e kontrollit familjar.

Derisa, për psikologen Fjollë Ibrahimi, nevoja e psikologëve në shkolla dhe institucione është më se e nevojshme.

Ibrahimi, shton se pandemia ka rritur dhunën në çfarëdo perspektive.

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.