Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

DhTIK: S’kemi pranuar aktvendim nga Gjykata, pretendimi i ZRrE-së në kundërshtim me parimet e shtetit

NULL NULL
24.06.2025 17:17

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka bërë një sqarim lidhur me deklaratat e fundit të Zyrës së Rregullatorit për Energji ku përmend një siç e qujtën, “aktvendim të supozuar të Gjykatës Themelore të Prishtinës lidhur me padinë”.

DhTIK përmes një reagimi tha se nuk ka pranuar asnjë aktvendim nga Gjykata lidhur me këtë çështj dhe sipas tyre, pretendimi i ZRrE-së se ky proces nuk mund të ndalet, është në kundërshtim me vetë parimet e shtetit ligjor dhe të drejtës për mbrojtje gjyqësore.

“Çdo vendim duhet të merret në mënyrë transparente, dhe me respektim të plotë të të drejtave të palëve në procedurë. Ne po e presim aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe do ta njoftojmë publikun”, thuhet në reagim.

DhTIK ka thënë se qëndron fuqishëm prapa deklarimeve të saj se procesi i liberalizimit është shoqëruar me një sërë shkeljesh procedurale dhe substanciale, të cilat sipas tyre, janë evidentuar edhe nga institucionet evropiane.

“Ne do të vazhdojmë të ndjekim të gjitha rrugët ligjore për të mbrojtur interesin e bizneseve dhe për të siguruar që proceset e reformave në vend të zhvillohen në përputhje me ligjin, interesin publik dhe standardet evropiane”, thuhet tutje në reagim./Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.