Dhoma e përgjimeve: Vazhdojnë hetimet (VIDEO) NULL NULL 11.07.2020 20:44 11.07.2020 20:44 Herë prokuroria e policia në Telekom, e herë drejtoresha e telekomit në prokurori e polici. Kështu, me vizita e intervistime po synohet të zbardhet rasti i hyrjes së dyshuar të ish-drejtuesve te qeverisë së kaluar në atë që njihet si Dhoma e Përgjimeve. Ka qenë vetë kryeshefja e Telekomit, Burbuqe Hana që i ka konfirmuar Klanit se në javët e fundit ka qenë disa herë në zyrat e organeve të rendit e akuzës, vecse edhe për arsye tjera. Por, zyrtarisht, departamenti për marrëdhënie me publikun, nuk ka dhënë detaje. Fadil Lepaja nga kjo zyrë u përgjigj me shkrim, se kjo nuk është kompetencë e tyre, meqë dhoma në fjalë është jashtë autoritetit të Telekomit. Por hetimet i konfirmoi edhe policia. Kronikë e gazetares Ardiana Thaçi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025