Dhjetë vjet nga vdekja e aktorit të njohur, Bekim Fehmiu NULL NULL 15.06.2020 09:13 15.06.2020 09:13 Sot bëhen dhjetë vjet nga vdekja e një prej aktorëve më të mëdhenj shqiptarë me famë botërore, Bekim Fehmiu. Gjurmët e tij në kinematografinë e huaj dhe atë shqiptare nuk janë të vogla. Fehmiu u bë i famshëm me filmin “Mbledhësit e Puplave”, në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë. Është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit që ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ndër rolet më të njohura janë “Prova speciale”, “Odissea”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”, të cilat përmenden si kryevepra. Fehmiu ka bashkëpunuar me emra të njohur të kinematografisë botërore si John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shou, Dirk Bogart, Irene Papas e të tjerë. Në rolet e tij, Fehmiu ka interpretuar në disa gjuhë. Në këtë përvjetor sonte në Prizren do të shfaqet “Mbledhësit e Puplave”, ku protagonist kryesor është Bekim Fehmiu. Ceremonia do të nisë me hedhjen e luleve në Lumbardhin e Prizrenit, si shenjë nderimi ndaj figurës së aktorit të shquar Fehmiu dhe do të pasohet nga aktori Xhevdet Doda i cili do të lexojë disa fragmente nga libri ‘E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme’ i Bekim Fehmiut. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Arte pamore Instalacioni “Mendoj për Ty” i artistes Xhafa-Mripa u shfaq edhe në hapësirat publike të Strasburgut 3 orë më parë
Kulturë Oasis rikthehet pas 16 vjetësh, Liam dhe Noel Gallagher dalin dorë për dore në skenë 10 orë më parë
Kulturë Kalaja e Gjirokastrës “magnet” për turistët, në 6-mujorin e parë të këtij viti, mbi 100 mijë turistë 1 day