Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dhjetë të vdekur dhe 173 raste të reja me COVID-19

NULL NULL
19.09.2021 14:59

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë dhjetë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 si dhe janë shënuar 173 raste të reja.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) bën të ditur se sot janë kryer 5,798 testime si dhe janë shëruar 2,261 qytetarë. Në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 9,764.

Ndërsa, në 24 orët e fundit janë dhënë 19,193 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.167.006 doza të vaksinës, deri më sot 439,723 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.