Dhimbja e shpinës dhe dhimbjet gjatë seksit mund të jenë shenjë e kancerit NULL NULL 28.04.2023 22:24 28.04.2023 22:24 dhimbja e shpinës Ka shumë njerëz që vuajnë nga dhimbja e shpinës, gjë e cila shpesh ndodh për shkak të uljes jo të drejtë ose edhe stërvitjeve të gabuara. Shërbimit Shëndetësor Kombëtar anglez (NHS) ka njoftuar se dhimbja e shpinës mund të jetë edhe një shenjë e kancerit të qafës së mitrës. Udhëzimet nga NHS thonë se një nga shenjat kryesore është dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës, midis kockave të ijeve ose në pjesën e poshtme të barkut, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv. Tre simptoma të tjera të sëmundjes janë gjakderdhja vaginale, gjakderdhjen gjatë ose pas seksit, ndryshimet në sekrecionet vaginale si dhe dhimbjet gjatë seksit. Ekspertët shëndetësorë thonë se një nga mënyrat më të mira për t’u mbrojtur nga kanceri i qafës së mitrës është të bëni një test të rregullt. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.