Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Devolli Logistic System shpall konkurs pune për agjentë të shitjes në disa qytete

NULL NULL
25.08.2025 13:49

Devolli Logistic System (DLS) SH.P.K, kompani me veprimtari të fokusuar në shitjen dhe distribuimin e produkteve ushqimore – veçanërisht të kafes dhe miellit – shpall konkurs për vende të lira pune për pozitën në vijim:

Titulli i Pozitës: AGJENT I SHITJES (Ambulantiv)
Lokacionet:

  • Prishtinë (2 pozita)
  • Prizren – Suharekë – Malishevë (1 pozitë)
  • Podujevë (1 pozitë)
  • Mitrovicë – Vushtrri (1 pozitë)
  • Ferizaj (1 pozitë)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Pozita përfshin shitje ambulantive, që nënkupton shitje dhe shpërndarje të produkteve direkt në terren përmes automjetit të kompanisë (kombi), në pika të shitjes me pakicë (dyqane, markete të vogla etj.);
  • Viziton klientët ekzistues dhe potencial sipas planit të vizitave, duke pranuar porosi dhe ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme.
  • Menaxhon stokun dhe siguron sasi të mjaftueshme të produkteve, duke monitoruar afatet e skadencës.
  • Mban evidencë të rregullt financiare dhe raporton shitjet ditore në mënyrë të saktë.
  • Monitoron tregun, aktivitetet e konkurrencës dhe trendet, dhe propozon përmirësime për rritje të shitjeve.
  • Raporton në baza ditore tek mbikëqyrësi për aktivitetet dhe zhvillimet në terren.
  • Siguron që dorëzimi i faturave të bëhet në përputhje me politikat dhe procedurat e kompanisë.
  • Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së personit përgjegjës, në përputhje me rolin dhe përgjegjësitë e tij.

Kualifikimet e kërkuara:

Edukimi: Diploma e shkollës mesme; (pregaditja Universitare është përparësi)

Pervoja e Punës: Minimum 2 vite përvojë pune në fushën e shitjes.

Njohuritë tjera:

  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunkimit në të folur dhe të shkruar,
  • Aftësi të shkëlqyeshme të shitjes, negocimit dhe bashkëpunimit,
  • Të posedoj patentë shoferin, kategoria B,
  • Të jetë në gjendje të punoj në mënyrë të pavarur apo në grup,
  • Të jetë fleksibil dhe të përgjigjet pozitivisht ndryshimeve.

Mënyra e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre deri më 25.09.2025 në e-mail adresën: hr@dls-ks.com

Ju lutem, në subjekt të e-mailit specifikoni qartë pozitën dhe lokacionin për të cilën aplikoni, p.sh.:

“Agjent i Shitjes – Prishtinë”

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, dhe vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

lajme të ngjashme