Detaje të reja nga tragjedia në Llap: Pasi vrau të dashurin, 31-vjeçarja e mori peng gruan e axhës NULL NULL 23.03.2026 11:21 23.03.2026 11:21 Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e dyfishtë që ndodhi mbrëmë në Majac të Podujevës. Familjarët e dorases dhe viktimës 73-vjeçare, kanë bërë të ditur për gazetaren e Klan Kosova, Vesa Hodën, se në momentin kritik, 31-vjeçarja ka marrë peng gruan e axhës së saj. Sipas tyre, në momentin kur e dyshuara A. Gashi ka hyrë në shtëpinë e të moshuarës, aty ka qëlluar edhe bashkëshortja e djalit të viktimës, e cila thuhet se është në gjendje shoku pas aktit makabër të kryer nga 31-vjeçarja. E dyshuara vrau Ilaz Brahimin, 45-vjeçarin që thuhet se kishte lidhje me të, si dhe gruan e xhaxhait. Pos tjerash, ajo plagosi dhe veten, dhe gjendja e saj është ende kritike sipas QKUK-së. Ndërkohë, Prokuroria ka njoftuar se ende nuk dihen motivet që çuan deri në vrasjen e dyfishtë. Ndryshe, më poshtë mund të gjeni pamje nga vendi ku ndodhën vrasjet.