Detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në “Kodrën e Trimave” NULL NULL 22.11.2024 07:55 22.11.2024 07:55 Plagosja Vranjefc Pasditja e së enjtes tronditi lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet. Nga një breshëri plumbash, dy persona u plagosën, njofton Klankosova.tv. Lidhur me këtë rast, detaje të reja jep gazetarja e Klan Kosova, Gentiana Gashi. “Dy persona mbetën të plagosur, e të njëjtin u trajtuan në QKUK. Ashtu siç ka deklaruar drejtori i Emergjencës, Nasel Syla, gjendja e tyre është stabile. E policia pasi doli në vendin e ngjarjes dhe bëri ekzaminimet e nevojshme, ka identifikuar të dyshuarit, teksa njëri prej tyre ka rënë në prangat e policisë, tjetri është ende në arrati”, tha Gashi për “Ora Shtatë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rafuna: Kam frikë që bizneset tona s’do ta presin dimrin – i kanë detyruar të dalin në treg të lirë (VIDEO) 37 minuta më parë