Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Detaje nga veshja e Melania Trump në samitin e G7

NULL NULL
27.08.2019 22:26

Teksa shoqëronte bashkëshortin e saj në samitin e G7 që mbahej në Francë, Melania Trump kishte përzgjedhur të vishte një fustan të verdhë, shoqëruar me një palë taka ngjyrë rozë.

Ndonëse e verdha nuk është ndër ngjyrat e saj të preferuara, zonja e parë shkëlqeu me këtë stil.

Ajo që binte më shumë në sy ishin dy lule të mëdha të nuancave rozë dhe të bardhë, të vendosura një në cep të krahut e një në mes të fustanit treçerekësh.

Kombinimi perfekt ishte me këpucët rozë të Christian Louboutin.

Nëse jeni kuriozë se sa ka kushtuar veshja e saj, mund të themi se nuk janë shifra marramendëse  krahasuar me statusin e Melanias, shkruan dritare.net. Fustani nga Calvin Klein kushton 650 dollarë, ndërsa këpucët po shiten në çmimin 495 dollarësh.

Ndërkaq për darkën ajo kishte përzgjedhur një fustan ndryshe nga i pari, me ngjyrë kremi nga firma e njohur Gucci me xhevahirë që i theksonin belin. Çmimi i tij është 3.800 dollarë.

lajme të ngjashme