Detaje nga testimi i Urës së Ibrit (VIDEO) NULL NULL 24.06.2025 15:11 24.06.2025 15:11 Gazetare, Amantina Hasani Që nga ora 10:30 e mëngjesit të së martës, ura mbi lumin Ibër në qytetin e Mitrovicës është e bllokuar për qarkullim, për shkak të disa matjeve dhe inspektimeve që po kryhen në këtë zonë. Bëhet fjalë për pjesën që ndan Mitrovicën Veriore dhe Jugore, ku janë vendosur disa kamionë dhe ekipe nga kompania kontraktuese nga Kosova, e cila po punon nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian, raporton gazetarja Amantina Hasani. Në vendin e ngjarjes ndodhen rreth katër deri në pesë ekspertë, ndërsa të pranishëm janë edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe pjesëtarë të KFOR-it italian./Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.