Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Detaje nga sulmet e Izraelit dhe Iranit që u shkëmbyen gjatë natës

NULL NULL
15.06.2025 17:09

Një valë tjetër e ashpër sulmesh midis Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar viktima në të dyja vendet, derisa Izraeli kërcënon se do të vazhdojë sulmet “për sa kohë të duhet” për të shkatërruar kërcënimin bërthamor të Iranit.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu më herët tha se Irani do të paguajë një çmim shumë të rëndë për vdekjen e civilëve izraelitë, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Kjo është një çmim shumë i lartë që Irani do të paguajë për vrasjen me qëllim të qytetarëve tanë, grave dhe fëmijëve”.

“Ne do të arrijmë qëllimet tona dhe do të sulmojmë me forcë. Ata do të ndiejnë fuqinë e dorës sonë”, ka thënë ai.

Irani lëshoi  më shumë se 200 raketa drejt Izraelit, duke vrarë të paktën 13 persona, përfshirë tre fëmijë, tha qeveria izraelite të dielën.

Të paktën 380 persona u plagosën, prej të cilëve nëntë janë në gjendje të rëndë dhe u regjistruan 22 vende goditjeje nga raketat në vend.

Në qytetin qendror izraelit Bat Yam, një ndërtesë u godit direkt, duke vrarë të paktën katër persona dhe duke shkatërruar bllokun banesor.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.