Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Detaje nga përplasja mes Sekiraqëve dhe Capave ku mbeti i vdekur një person

NULL NULL
02.09.2024 08:54
Pamje nga gjuajtjet me armë zjarri
Pamje nga gjuajtjet me armë zjarri

Një përplasje e armatosur mes dy grupeve ka ndodhur mbrëmë në kryeqytet.

Rreth orës 22:04 në rrugën Gazmend Zajmi, dy familje të njohura të Prishtinës, Sekiraqa dhe Gashi – Capat, i qëruan hesapet mes tyre.

Si pasojë, një person mbeti i vdekur dhe pesë të tjerë u plagosën.

Këta të fundit aktualisht po trajtohen në QKUK, nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore.

“Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore që e kanë tërhequr trupin e pajetë për obduksion”, njofton policia transmeton Klankosova.tv

lajme të ngjashme