Detaje nga operacioni “Pika” ndaj zyrtarëve policorë, priten dhjetëra arrestime NULL NULL 4 months më parë 4 months më parë Operacioni “Pika” ndaj zyrtarëve policor për ryshfet dhe keqpërdorim të detyrës është duke vazhduar ende. Sipas njoftimit nga Inspektorati Policor i Kosovës, nga aksioni në Gjakovë e Prizren, pritet të arrestohet dhjetëra zyrtarë policorë të dyshuar në këtë rast, kryesisht zyrtarë të policisë kufitare dhe disa zyrtarë doganorë. Njoftimi i plotë: Inspektorati Policor i Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale janë duke vazhduar operacionin që kanë filluar sot në orët e hershme të mëngjesit në Gjakovë dhe Prizren. Operacionit të sotshëm i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Ky operacion i IPK-së i koduar me emrin “Pika” është duke u përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës. Në kuadër të këtij veprimeve hetimore dhe operative nga hetuesit e IPK-së pritet që fillimisht të shoqërohen e më pas edhe arrestohen dhjetëra zyrtarë policorë të dyshuar në këtë rast (kryesisht zyrtarë të policisë kufitare) si dhe disa zyrtarë doganorë.
Kosova Abdixhiku: S'e pati prioritet, Kurti përfundoi në tavolina dialoguese i papërgatitur 30.06.2022 22: 02