Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Detaje ekskluzive: Ky është personi që u plagos me armë në Strellc të Deçanit

NULL NULL
25.04.2025 09:40
Arrestim - Fotografi ilustruese

Sot në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 06:40, në fshatin Strellc të Deçanit janë raportuar të shtëna me armë zjarri në drejtim të një personi, raporton Klankosova.tv.

Klankosova.tv. merr vesh se si pasojë e të shtënave, është plagosur E.Uka, i cili fillimisht është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, ndërsa më pas është transferuar për trajtim të mëtejshëm në Spitalin Rajonal të Pejës.

Policia ka reaguar menjëherë, duke dalë në vendin e ngjarjes, ku aktualisht njësitet relevante janë ende të pranishme dhe po zhvillojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Driton Rugova.

Edhe Shkdoran Nikçi nga Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë me dije se hetimi tashmë ka nisur.

“Ne Strellc te Deçanit eshte raportuar per te shtena me arme zjarri. Policia dhe ekipi mjekesor kane dale ne vendin e ngjarjes bashke me Prokurorin e Shtetit. Nje person eshte i plagosur. Hetimet lidhur me rastin tashme kane nisur. Per detaje te tjera do te ju njoftojme me kohe.”

Të shtëna me armë në Strellc të Deçanit, plagoset një person

lajme të ngjashme