Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dështon Tomorrowland

NULL NULL
12.06.2015 18:30

Filmi i fundit i George Clooney, që po dështon të zë vend në mesin e më të mirëve, mund t’i kushtojë kompanisë Disney me 90 milionë funte.

Pasi shepnzuan 116 milionë funte për tu realizuar dhe 100 të tjera për marketing, kompania kuptoi se ka dështuar t’i realizojë pritshmëritë, transmeton Klan Kosova.

Shpresohej që fuqia e George Clooney, kombinuar me regjisorin Brad Bird, që paten triumfuar me The Incredibles, mund ta bënin filmin sukses global.

Përderisa ribërjet e filmave dhe komedive të buxhetit të ultë janë treguar si fitimprurëse, dështimi i Tomorrowland mund të shtyjë kompanitë filmike të ndërmarrin më pak rreziqe.

Tomorrowland është filmi i parë i Clooney që nga martesa me avokaten Amal, në shtator të vitit të kaluar.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.