Dështon edhe tentativa e radhës për të konstituuar Kuvendin (VIDEO) NULL NULL 21.06.2025 11:04 21.06.2025 11:04 Kuvendi i Kosovës Ka dështuar edhe përpjekja e 35-të për të konstituuar Kuvendin e Kosovës. Deputetët e zgjedhur nuk arritën as sot të formojnë legjislaturën e nëntë, derisa seanca e radhës do të mbahet pas 48 orësh, transmeton Klankosova.tv. Seanca e sotme u ndërpre, pasi komisioni për votim të fshehtë nuk kaloi. Komisionin për votim të fshehtë e votuan 51 deputetë për, një kundër dhe askush nuk abstenoi. Kjo seancë ndër të tjera zgjati vetëm 2 minuta e 30 sekonda. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 1 orë më parë
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 3 orë më parë