Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dështojnë Liverpooli e Arsenali, barazojnë për të dytën herë radhazi

NULL NULL
14.12.2024 18:13

Liverpooli ka ndarë pikët me Fullhamin pas barazimit 2:2 në Anfield.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët, ku Pereira shënoi në minutën e 11-të.

Për Liverpoolin punët u vështirësuan edhe më, kur mbeten me një lojtar më pak në fushë, pasi nga loja u përjashtua Robertson në minutën e 17-të.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Fullhamit, teksa më të nisur pjesa e dytë, Gakpo barazoi shifrat në 1-1, njofton Klankosova.tv.

Por, mysafirët s’u dorëzuan, ku në minutën e 76-të ishte Rodrigo Muniz, ai që e kaloi Fullhamin sërish në epërsi.

Ndëra 10 minuta më vonë, Diogo Jota barazoi shifrat në 2-2, që ishte edhe rezultati përfundimtar.

Liverpooli gjendet në vendin e parë me 36 pikë, pesë më shumë se Chelsea që gjendet në të dytin, kurse Fullhami në vendin e nëntë me 24 pikë.

E, barazim ka shënuar edhe Arsenali, të cilët luajtën pa gola në shtëpi ndaj Evertonit.

Me barazimin ndaj Evertonit, Arsenali gjendet në vendin e tretë me 30 pikë, ndërsa Evertoni në të 15-tin me 15 pikë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.