Dështimi i 37-të, kush duhet të lëshojë pe? – Daut Haradinaj sot në “DPT te Fidani” NULL NULL 25.06.2025 15:31 25.06.2025 15:31 Këtë të mërkurë në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar do të jetë deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj. Në pjesën e intervistës kryesore do të diskutohet për dështimet e njëpasnjëshme për konstitumimin e Kuvendit pas zgjedhjeve, si dhe për zhvillimet tjera që kanë të bëjnë me skenën politike në vend, konkretisht për formimin e institucioneve të reja. Gjithashtu me Haradinajn do të diskutohet edhe për mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, si dhe për protestën e sotme të shoqërisë civile para Kuvendit të Kosovës. Kush duhet të lëshojë pe për zhbllokim të situatës? A është e gatshme AAK-ja për një marrëveshje për qeverisje? Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 55 minuta më parë
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 3 orë më parë