Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dështimet e parlamentit: A është Kosova në krizë? (VIDEO)

NULL NULL
11.05.2025 20:29

Për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, parlamenti i Kosovës nuk është në krizë institucionale.

Kurti iu tha antarëve të partisë të shtunën, që ka veç njëfar boshllëku kushtetues.

Por, këto deklarime të Vetëvendosjes për Memli Krasniqin e Partisë Demokratike të Kosovës, janë tallje me qytetarët e Republikës, derisa për Lidhjen Demokratike të Kosovës, kjo që po e bënë Kurti me partinë e tij, është mashtrim.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, situata në Kuvend është kryekëput për fajin e Vetëvendosje andaj nuk kanë as si të mohojnë që është bllokim, njofton Klan Kosova.

Megjithatë, ajo që po konsiderohet bllokuese e kuvendit është Albulena Haxhiu, emrin e të cilës tha se nuk e ndryshon lideri i VV-së. Ndonëse, e njëjta po dështon të marr votat për këtë pozitë, në seancën e së dielës as nuk u qit në votim.

Për më tepër, ndiqni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:

 

 

lajme të ngjashme