Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Dështimet e koalicionit”, nesër pritet të votohet rezoluta e opozitës

NULL NULL
05.12.2018 07:24

Mbrëmë vonë ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Ndonëse debati ishte i gjatë dhe i ashpër, deputetët në fund nuk kanë mundur ta votojnë rezolutën e paraqitur nga opozita për shkak të mungesës së kuorumit.

Rezoluta ka të bëj me “dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mosliberalizim të vizave”.

Dy grupet parlamentare nga radhët e opozitës konsiderojnë se këto dështime kanë krijuar mungesë të besimit të qytetarëve në institucionet e vendit dhe kanë lëkundur besimin e partnerëve tanë ndërkombëtar në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka deklaruar se dita e votimit të jetë të enjten për pikate rezolutës që janë propozuar nga ata.

Avdullah Hoti, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, kërkoi që të enjten në ora 09:30 të takohen shefat e grupeve parlamentare, që të harmanizohet rezoluta.

Mirëpo kjo rezolutë nuk do të jetë e pranueshme për pozitën, sipas kryesuesit të Kuvendit, Xhavit Halitit.

LAJMI I FUNDIT: Në ora 16:00 mbahet seanca e jashtëzakonshme e opozitës

klankosova.tv

lajme të ngjashme