Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dëshmitë e prindërve kundër Sllamnikut, i bindte që fëmijët e tyre me autizëm t’i marrin terapitë (VIDEO)

NULL NULL
nga Florentina Hoti 28.01.2026 19:47

Një hulumtim aktivizoi institucionet brenda orësh. Zyra ku dyshohej se bëhej mashtrimi dhe nga e cila përfitoheshin mijëra euro u mbyll me dry.  Konspiracionisti Arianit Sllamniku, u burgos dhe sot po qëndron në qeli.

E gjitha nisi në mbrëmjen e 19 janarit, kur Kiks Kosova në Klan Kosova publikoi hulumtimin disa mujor për veprimtaritë e jashtëligjshme që Sllamniku po e bënte me ushtronte me pretendimin se shëron autizmin.

Raportimi nxori në pah faktin se ai u merrte prindërve të fëmijëve me çrregullime të spektrit autik shuma që arrinin deri në 4 mijë euro, duke u ofruar protokolle që përmbanin barna të destinuara për përdorim te kafshët.

Rreth 70 fëmijë thuhet se i morën këto shërbime nga Sllamniku, për çka Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë bërë edhe thirrje publike që qytetarët që kanë qenë në kontakt apo kishin përdorur protokollet e tij të paraqiteshin në stacione policore për të dëshmuar kundër tij.

Deri më tani, disa prindër kanë dëshmuar, qoftë për shumat e parave dhe protokollet që ofronte Sllamniku, ndërsa hetuesit e Gjilanit janë duke udhëtuar kudo nëpër Kosovë për t’i mbledhur dëshmitë.

Kiks Kosova ka arritur të sigurojë disa nga dëshmitë e nënave në procesin e hetimeve ndaj konspiracionistit, të cilat mund t’i ndiqni në kronikën e mëposhtme.

 

Zbulohet deklarata e Sllamnikut në Polici: Si i arsyetoi barnat e kafshëve që iu gjetën gjatë bastisjes? (VIDEO)

 

 

lajme të ngjashme