Dëshmitë e dy policëve të tjerë për Banjskën, sot u tha që Radoiçiqi është organizatori NULL NULL 13.06.2025 12:15 13.06.2025 12:15 Qëndresa Tërshani Fahri Shala dhe Sedat Dushi, janë dy zyrtarët policor që dëshmuan sot për rastin “Banjska” në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Këtë seancë të madhe po e ndjek nga afër gazetarja Qëndresa Tërshani bëri të ditur që të dy policët kanë përfunduar dëshminë e tyre, transmeton Klankosova.tv. “Ata treguan krejt çka ndodhi në mëngjesin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Për herë të parë këtu në Gjykatë u tha që Milan Radoiçiqi, i shumë kërkuari është iniciatori, koordinatori dhe planifikuesi i sulmit në Banjskë”, u shpreh Tërshani duke dhënë detaje shtesë lidhur me seancën që po vazhdon tash e sa ditë. Sipas gazetares, këtë e deklaroi polici Fahri Shala. “Në radiolidhje kolegu më tha që e humbëm Afrimin…rash në gjunjë dhe e kapa kokën” – detaje rrëqethëse të policit kosovar “E thirra kolegun, s’përgjigjej – nga krismat s’e kuptova a ka puls”, polici dëshmon momentet dramatike nga Banjska *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.