Dëshmitari numër dy merret në pyetje nga mbrojtja, seanca vazhdon e mbyllur NULL NULL 19.04.2023 10:42 19.04.2023 10:42 Po vazhdon gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Me të filluar seanca është kthyer në private. Gjatë kësaj séance është paraparë që mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së ta marrë në pyetje dëshmitarin e dytë. Edhe gjatë dy ditëve të para, shumicën e kohës seanca ishte e mbyllur. Avokatët e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, kanë kërkuar deri në 12 orë kohë për ta marrë në pyetje dëshmitarin në fjalë. Dëshmitari kishte deklaruar se është anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai po ashtu ka deklaruar se kishte qenë edhe vet pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës/ Klankosova.tv Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS LIVE| Dëshmitari i dytë në Gjykatën Speciale flet për daljen publike të UÇK-së në varrimin e Halit Gecit (VIDEO)