Dëshmitari i Banjskës: “Afrim Bunjaku kishte plagë të madhe në fyt” (VIDEO) NULL NULL 11.06.2025 20:18 11.06.2025 20:18 Si ushtar i mundi në luftë. E si polic, në paqe. Herën e fundit që Mirsad Kryeziu, u përball me forcat paramilitare serbe ishte më 24 shtator të vitit 2023 në Banjskë. Grupi terrorist u mundua të ndaj pjesë veriore të Kosovës duke përdor teknikat e njëjta ushtarake të cilat për policin Kryeziu ishin krejt të njohura. Me aftësitë që i ka, ky u mundua në çdo mënyrë që nga vendi i sulmit ta largoj Afrim Bunjakun, kolegun që iu plagos rëndë, nga detonimet e të shtënat e serbëve në drejtim të tyre. Ky u kujdes që as pajisjet e rreshterit mos të mbeten aty, në duar të serbëve. Lajmi i keq iu kumtua pas disa minutave. Polici po ashtu gjatë dëshmisë në gjykatë të mërkurën kujtoi edhe momentin e fundit të takimit e koordinimin që e patën me kolegun tash heroi i Kosovës. Ky edhe iu përgjigj pyetjeve të avokatëve të të akuzuarve cilët ishin kurioz të dinë tamam momentin e shpërthimit të parë. Ndonëse e dëgjuan me shumë vëmendje, te akuzuarit Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq e Blagoje Spasojeviq nuk bënë asnjë pyetje për policin e Kosovës. Kolegët e tjerë të këtij do të dëshmojnë edhe të enjten e premten. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Kurti dikur Rugovën e quajti kolaboracionist, është dashur të kërkojë falje para se t'i shkonte te varri" 7 orë më parë
Kosova Sot nënshkruhet marrëveshja historike mes Kosovës dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes (VIDEO) 7 orë më parë