Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dëshmitarët rrëfejnë se çka panë nga krimi i tmerrshëm në Berlin

NULL NULL
04.09.2022 17:21

19:30 – Dëshmitarët rrëfejnë se çka panë nga krimi i tmerrshëm në Berlin

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një apartment në Lichtenberg të Berlinit, ku policia vrau një 23 vjeçar nga Kosova.

Kjo pasi ai dyshohet ta ketë mbytur me sëpatë një grua 27 vjeçare nga Ukraina, në katin e 9-të të ndërtesës ku banonte edhe ukrainasja.

Lidhur me rastin kanë folur edhe dëshmitarët.

Një djalë i ri i cili banon n ndërtesën ku ndodhi edhe ngjarja makabre deklaroi se rreth orës 7:00 të mëngjesit ka dëgjuar bërtima të mëdha.

Sipas tij, dikush (me gjasë autori i krimit), e kishte goditur derën e banesës së tij me çekiq.

Si pasojë atij i është dëmtuar dera.

Dëshmitari thotë se nuk ka guxuar ta hapë derën, shkruajnë mediat lokale përcjell Klankosova.tv

Më vonë ai theksoi se pa gjurmë të mëdha gjaku në derën e banesës së tij.

Dëshmitarët e tjerë deklaruan për autoritetet se i kishin dëgjuar ukrainasen dhe kosovarin të kenë debatuar me zë të lartë.

Ata i lanë lajmëruar policinë pasi e kishin dëgjuan gruan 27 vjeçare duke bërtitur tmerrësisht shumë.

17.38 Pamje nga vendi i ngjarjes në Berlin, ku dyshohet se kosovari vrau një ukrainase me sëpatë

Një rast tragjik ka ndodhur sot në një apartment në Lichtenberg të Berlinit, ku një 23 vjeçar nga Kosova u vra nga policia.

Kosovari u dyshua se kishte mbytur me sëpatë një 27 vjeçare nga Ukraina.

Berliner Zeitung ka sjell disa pamje nga vendi i ngjarjes, transmeton Klankosova.tv.

17.21  Berlin: Policia e vret kosovarin, dyshohet se e mbyti ukrainasen me sëpatë

Një 23 vjeçar nga Kosova është vrarë nga policia në Berlin, pasi ai dyshohet se e ka mbytur me sëpatë një grua nga Ukraina.

Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e së dielës në Lichtenberg.

Zëdhënësi i policisë së Berlinit Stefan Petersen, tha se krimi ndodhi në katin e nëntë të një apartamenti, shkruan Berliner Zeitung përcjell Klankosova.tv

Ai theksoi se në momentin kur policia kishte mbërritur në vendin e ngjarjes kosovari e kishte goditur për vdekje ukrainasen.

Sipas tyre ajo vdiq në vendin e ngjarjes.

Kosovari më pas u qëllua për vdekje nga organet e rendit.

Sipas dëshmitarëve burri dhe gruaja ishin fjalosur para ngjarjes.

Bëhet e ditur se gruaja nga Ukraina kishte 27 vjet.

Ende nuk dihet relacioni mes ukrainases dhe kosovarit, transmeton Klankosova.tv

lajme të ngjashme