Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dëshmitarët në Hagë po paguhen?! – gazetari zbulon ekskluzivisht intervistën mes një prokurori dhe biznesmeni (VIDEO)

NULL NULL
02.12.2024 09:24
Intervista e pretenduar
Intervista e pretenduar

Gazetari Arlind Imeri, thotë se ka siguruar një transkriptë të intervistës së prokurorit të Speciales, Alan Tieger dhe Halit Sahitaj, të realizuar në prill të vitit 2022 të cilën e ka shpalosur ekskluzivisht në emisionin “Ora Shtatë” të Klan Kosovës.

Sipas Imerit, në këtë material zbulohet shumëçka, madje edhe emrat që kërkuan para nga familja e ish-presidentit, Hashim Thaçit për lirimin e tij, transmeton Klankosova.tv.

“Kjo intervistë po publikohet për herë të parë, nuk është bërë më parë publike. Biseda zhvillohet mes prokurorit të Speciales në Hagë dhe Halit Sahitaj, i cili është një biznesmen në Spanjë, dhe aktivitetet e tij i ka mes Spanjës dhe Rusisë”.

“Kjo intervistë ka dy baza kryesore. E para është që prokurori Alan Tieger ka qenë i  informuar se si po paguhen dëshmitarët, sepse Halil Sahitaj gjatë kësaj interviste, tregon se si i kanë kërkuar para prej ish-presidentit Hashim Thaçi, para prej biznesmenëve të ndryshëm, për me i pagu dëshmitarët, nuk flitet për një dëshmitar, por për shumë dëshmitarë”, tha Imeri.

Për detaje më të hollësishme, shihni videon e mëposhtme:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.