Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dëshmia e policit në rastin “Banjska”: Radoiçiqi dhe Veselinoviqi lëviznin me përcjellje

NULL NULL
12.06.2025 10:37

Zyrtari policor, Elez Peci duke dhënë dëshminë e tij në Gjykatën Themelore të Prishtinës ku po mbahet seanca e radhës për rastin “Bansjka”, ka treguar si Milan Radoiçiqi bashkë Zvonko Veselinoviqin, qarkullonin me përcjellje të vetë.

Peci tha se këta dy persona kanë pasur gjithçka në dorë.

“Personat si Radoiçiqi dhe si Zvonko Veselinoviqi, në pjesën veriore kanë qenë gjithçka ata, kanë pas aq strukturë të organizuar sa çdo herë kanë qarkulluar me përcjellje të vetë”, tha zyrtari policor, njofton Klankosova.tv.

Peci poashtu ka treguar në detaje se si nisi sulmi që nga dita e 23 shtatorit të vitit 2023.

Pos Pecit, ditëve të kaluara kanë dhënë dëshminë edhe Mirsad Kryeziu, Çlirim Shaqiri dhe Alban Rashiti.

Seancën po e ndjek nga afër gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani e cila do të japë detaje gjatë ditës, njofton Klankosova.tv.

“Shpërthimi ma humbi balancën”, polici Peci jep detaje të frikshme të sulmit në Banjskë

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.