Deshi ta vriste kryetarin e Vushtrrisë, e fali për shkak të familjes (VIDEO) NULL NULL 17.06.2015 22:11 17.06.2015 22:11 Muhamet Mernica nga Vushtrria sot doli përpara ndërtesës së Komunës së Vushtrrisë për ta vrarë kryetarin e këtij qyteti, Bajram Mulakun. Por, Mernica nuk e çoi deri në fund planin që kishte, sepse Mulaku ishte me familjarë, njofton Klan Kosova. Deri te ky vendim Muhameti erdhi pasi që kryetari ia kishte mbyllur biznesin familjar dhe u kishte premtuar Mernicëve se do t’i shpërblente në forma të tjera. Sipas tyre, Mulaku nuk ua ka njohur kontributin e dhënë para dhe pas luftës, kurse po i diskriminon për shkak të qëndrimeve partiake. Kronikë nga Blerta Ahmeti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 48 minuta më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 3 orë më parë