Deschamps një kandidat i përfolur për stolin e Real Madridit NULL NULL 10.04.2026 16:48 10.04.2026 16:48 Kupa e Botës e kësaj vere, e organizuar nga FIFA, pritet të shënojë fundin e një epoke për Didier Deschamps, duke përmbyllur një periudhë të jashtëzakonshme 14-vjeçare në krye të kombëtares së Francës. Sipas RMC Sport, destinacioni i ardhshëm i teknikut francez mund të jetë gjiganti spanjoll, Real Madrid, transmeton Klankosova.tv. Deschamps udhëhoqi “Gjelat” drejt triumfit në Kupa e Botës 2018 dhe më pas i çoi deri në finalen e Kupa e Botës 2022, ndërsa në fillim të vitit 2025, bëri të ditur se Kupa e Botës 2026, do të jetë e fundit për të në stolin e selektorit të Francës. Deschamps është pjesë e listës së ngushtë të kandidatëve për të marrë drejtimin e skuadrës madrilene në fund të sezonit, duke zëvendësuar Arbeloan. Ai vlerësohet nga drejtuesit e klubit për aftësitë në menaxhimin e grupit, përvojën në fitimin e trofeve, si dhe për marrëdhëniet e krijuara me lojtarët francezë si Kylian Mbappé, Aurélien Tchouaméni dhe Eduardo Camavinga, të cilët janë lojtar kyç te Reali.