‘’Derisa të identifikohen qartë fajtorët’’, për BE-në ende i paqartë fakti se terroristë serbë vranë policin e Kosovës NULL NULL 25.09.2023 18:28 25.09.2023 18:28 Peter Stano Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se hetimet janë ende në vazhdim lidhur me ngjarjet e djeshme ku një polic i Kosovës, mbeti i vrarë nga aktet terroriste serbe në veri. Në një deklaratë të tij, ai lë të kuptohet se pavarësisht fakteve që Policia e Kosovës u sulmua nga terroristë serbë, ku humbi jetën Afrim Bunjaku, ata ende kanë paqartësi dhe për këtë çështje përmbahen nga komentimi i ngjarjes, transmeton klankosova.tv. ”Për ngjarjet e djeshme hetimet janë ende në vazhdim”. ”Ende është në vazhdim e sipër sqarimi i të gjitha fakteve dhe detajeve pas këtyre sulmeve terroriste dhe derisa të identifikohen qartë faktet dhe fajtorët, ne do të përmbahemi nga komentimi i zhvillimit të caktuar dje”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025