Deri në orën 15:00, mbi gjysmë milioni kanë shfrytëzuar të drejtën e votës NULL NULL 28.12.2025 15:33 28.12.2025 15:33 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon të përditësojë të dhënat lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme nacionale. Sipas përditësimit të fundit, që i përket orës 15:19, gjithsej 572,723 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës. Në përqindje, pjesëmarrja e deritanishme në procesin zgjedhor është 28, 65%. /Klankosova.tv