Deri në 90 minuta pritjet për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë NULL NULL 22.12.2024 07:37 22.12.2024 07:37 Arkiv: Pika kufitare "Dheu i Bardhë" Një numër i madh i bashkëatdhetarëve po vijnë në Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit në gjirin e tyre familjar. E kjo e ka shtuar fluksin në pikat kufitare, sidomos në ato me Serbinë. Nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet e ditur se pritjet për të hyrë në vendin tonë, nga Dheu i Bardhë shkojnë deri në një orë e gjysmë, mëngjesin e së dielës. Kolona e automjeteve shkon në një kilometër gjatësi, transmeton Klankosova.tv Kështu bëjnë të ditur të dhënat e përditësuara sot rreth orës 07:07. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 20 orë më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 21 orë më parë