Deri në 2 orë e gjysmë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë NULL NULL 23.12.2023 20:40 23.12.2023 20:40 Pika kufitare te Dheu i Bardhë. Foto nga arkivi Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se deri në 2 orë e gjysmë janë pritjet për të hyrë në Kosovë në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Pritje deri në 1 orë e 50 minuta ka edhe në Muçibabë dhe deri në 1 orë në pikën kufitare në Jarinje, njofton Klankosova.tv. Në Merdarë dhe Bërnjak pritjet janë 20 deri në 30 minuta, ndërkaq në pikat e tjera kufitare ka pritje deri në 5 minuta. Kolonat më të gjata për të hyrë në Kosovë janë tek Dheu i Bardhë, 1 mijë e 800 metra, pastaj në Muçibabë kolona është 950 metra, Merdarë 200 metra, në Jarinjë 150 metra dhe në Bërnjak 50 metra. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 04/07/2025
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 04/07/2025