Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Deri më tani janë shëruar 40 persona nga koronavirusi në Shqipëri

NULL NULL
29.03.2020 09:54

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë se mes tetë personave të shëruar në 24 orët e fundit janë dhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Manastirliu tha se numri i personelit mjekësor që është shëruar në Tiranë dhe në Durrës ka shkuar në tetë persona, ndërsa kanë rezultuar në total 40 pacientë të prekur negativ.

“Edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë shëruar, pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik. Shkon në tetë numri i personelit mjekësor të shëruar në Tiranë dhe Durrës. Deri tani janë 40 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19″, shkruan Manastirliu.

Deri dje në vendin tonë u konfirmuar 197 raste pozitive me Covid 19, nga të cilat 10 prej tyre kanë rezultuar fatale me humbje jete, ndërkohë që 40 të tjerë janë shëruar.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme