Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dërguti: Kontributi i gomarëve, më i madh se i shumë deputetëve aty që kanë hezituar të luftojnë

NULL NULL
03.07.2025 21:14
Aida Dërguti
Aida Dërguti

Gjatë ditës së enjte, para seancës së 41-të konstituive, avokati Arianit Koci protestoi para Kuvendit të Kosovës, duke sjell me vete dhe katër gomarë.

Ky zhvillim ishte temë diskutimi në emisionin e sotëm në “Rubikon” të Klan Kosova, ku analisti Vehbi Kajtazi tha se Koci me këtë veprim u mundua t’ia bëjë kuorumin Lëvizjes Vetëvendosje, pasi sipas tij, partisë së parë në zgjedhjet e 9 shkurtit i mungojnë diku katër numra, transmeton Klankosova.tv.

“Koci sot ka provuar me ia bë kuorumin Vetëvendosjes, se i mungojnë nja katër, ndonëse shumë gomarë ka brenda aty”, u shpreh Kajtazi.

Por me deklaratën e tij nuk u pajtua analistja tjetër, Aida Dërguti, transmeton Klankosova.tv.

Ajo thotë se kontributi i gomarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë është më i madh se sa i shumë deputetëve të Kuvendit, që sipas saj, hezituan të dalin dhe të luftojnë.

“Në fakt unë duhet të reagojë këtu, sepse mendoj që gomarët kanë luajtur një rol të rëndësishëm gjatë luftës tonë çlirimtare, pasi kanë qenë bartësit e municionit, dhe mund të them që kontributi i gomarëve është më i madh se i shumë deputetëve aty që kanë hezituar të luftojnë, kështu që nuk pajtohem me ty”, u shpreh Dërguti.

Pas kësaj replike të Dërgutit, Kajtazi u kërkoi falje gomarëve.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.