Dërguti: Ish-presidentja Jahjaga mund t’i futet garës sërish (VIDEO) NULL NULL 04.03.2026 13:53 04.03.2026 13:53 Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë në orët vendimtare. Jahjaga mund t’i hyjë garës sërish për këtë pozitë. Kjo u përmend nga ish-deputetja Aida Dërguti, në emisionin “Kosova Today”. “Ne kemi harruar këto ditë të përmendim edhe një Joker që mund të përdoret në momentet e fundit, e ajo është emri i zonjës Jahjaga, ish-presidentes e ajo nuk ka problem që të votohet nga opozitës. Ajo ka qenë e votuar nga PDK-ja dhe LDK-ja”, deklaroi Dërguti në Klan Kosova.