Derbi për barazhin, Gjilani ndahet në paqe me Feronikelin 74 NULL NULL 20.04.2024 17:10 20.04.2024 17:10 Gjilani dhe Feronikeli 74 kanë barazuar me rezultat 1-1, në kuadër të xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll. Fillimisht në epërsi kaluan vendasit me anë të Jaroviq, në minutën 3 ‘. Megjithatë Zoungrana, e barazoi rezultatin për drenicakët, në minutën e 36’. Me këtë rezultat u krye pjesa e parë. Njashtu u krye edhe ajo e dyta, pas golat nuk u tundën më. Gjilani pas barazimit mbetet në vendin e shtatë me 34 pikë, teksa Feronikeli 74 në zonën e barazhit me tri pikë më pak.