Derbi mes Clippers dhe Lakers zbardh mëngjesin e së shtunës në Artmotion dhe Klan Kosova NULL NULL nga Arbon Flugaj 03.12.2021 19:00 nga Arbon Flugaj 03.12.2021 19:00 NBA po vazhdon aktivitetin e saj, teksa tashmë dalëngadalë po futet në muajin e dytë të garave për këtë edicion. Kështu, të shtunën, herët në mëngjes, vjen një përballje shumë e zjarrtë mes LA Clippers dhe LA Lakers për të gjithë shikuesit e platformës numër një në vend, Artmotion. Kjo ndeshje do të transmetohet në Art Sport 1 dhe Klan Kosova, duke filluar nga ora 04:00 e mëngjesit nën komentimin e Petrit Zeqirit. Të dy skuadrat e “Qytetit të Engjëjve”, Los Angelosit, nuk po performojnë mirë në këtë sezon dhe janë në mesin e renditjes në tabelën e konferencës perëndimore dhe jo në maje, aty ku edhe pritej, andaj një fitore kundër njëra-tjetrës mund të shihet si pikë kthese dhe rikthimi për cilëndoqoftë skuadër fituese. Lakers kanë rekord 12-11 deri më tani dhe vijnë në këtë përballje pas dy fitoreve radhazi, të arritura ndaj Detroit Pistons dhe Sacramento Kings, kurse rivalët lokalë të Clippers kanë seri prej tri humbjeve radhazi, andaj medoemos duan këndelljen. 5-shet e mundshme startuese: Lakers: Westbrook, Monk, James, Davis, Jordan Clippers: Jackson, Bledsoe, George, Ibaka, Zubac *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.