Derbi i “nxehtë” në Podujevë: Llapi në kërkim të rikthimit, Drita për t’u konfirmuar NULL NULL 07.03.2025 19:16 07.03.2025 19:16 Stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë është arena ku nesër zhvillohet super përballja kampionale, ndërmjet Llapit dhe Dritës. Nikoqirët po kalojnë edicion të vështirë, pasi në 22 ndeshje kanë vetëm pesë fitore, kurse gjilanasit po e shijojnë një nga momentumet më të mira të viteve të fundit, njofton Klankosova.tv. “Intelektualët” janë lider në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, me 50 pikë të grumbulluara, plot 11 sosh më shumë se njdekësi i parë, Ballkani. Në ballafaqimin e të shtunës, që nis nga ora 14:00, “Legjendat” do të synojnë të dalin nga zona e rrezikut, pasi për momentin renditen të parafundit. Nga ana tjetër, Drita me formën fantastike që po kalon, do të tentojë që t’i rrëmbejë edhe 3 pikët e radhës, për ta vazhduar “marshimin” drejt titullit të katërt kampion. Ky duel do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Sport 2 të platfromës kryesore shqiptare, ArtMotion. Komentator, Naim Selmani!