Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Derbi i Gjilanit përsëri pa “hijeshi”, mijëra tifozë të flaktë nuk kanë stadium

NULL NULL
14.12.2024 21:30
Dikur kur Gjilani dhe Drita luanin në stadiumin e qytetit

Nesër zhvillohet një nga derbit më të zjarrtë në rajon.

Por edhe kësaj here, ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Dritë nuk mund të jetë në nivelet siç dikur ka qenë, pasi tifozët nuk kanë stadium.

Fusha me bari artificial ku aktualisht luajnë këto dy ekipe, nuk mundëson aspak që një përballje e madhe mes tyre, t’i ketë të dyja tifozëritë, njofton Klankosova.tv.

Si rezultat i papërgjegjësisë institucionale, që e kanë zvarritur qe shumë vjet rregullimin e arenës kryesore futbollistike në Anamoravë, hijeshia e këtij super derbi, është venitur.

Megjithatë, radha i erdhi dhe ndeshja duhet zhvilluar.

Rivalitetin ndërmjet “Skifterave” dhe “Intelektualëve” më shumë e shohim në fushën e blertë, ku futbollistët luftojnë për çdo top.

Aktualisht Drita e udhëheq renditjen tabelare në Albi Mall Superligën e Kosovës, me 37 pikë, shtatë më shumë se ndjekësi, Ballkani, raporton Klankosova.tv.

Ndërkaq, Gjilani gjendet në pozitën e 7-të, me vetëm plot 19 pikë më pak se rivali i qytetit.

Ky super duel, fillon në orën 13:00 dhe transmetohet direkt kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion.

Komentator, Andin Lokaj!

lajme të ngjashme